» Këto 5 shenjat e horoskopit që do të kalojnë verën më të hatashme

Këto 5 shenjat e horoskopit që do të kalojnë verën më të hatashme

Vera është sezoni më i bukur i vitit dhe sjell provoja që shpesh do të na transformojnë gjithë jetën. E mbushur me romanca, netë të gjata me shoqërinë apo ditë relaksuese. Por këto 5 shenja të horoskopit do të përjetojnë verën më fantastike ndonjëherë.

Demi: Do të jeni të mbushur me lumturi

Do të jeni më atraktivë për të tjerët kur Venusi, planeti i dashurisë dhe romancës, do të hyjë te Luani më 15 qershor. Do të ndriçojë shtëpinë tuaj të pestë të kënaqësisë me bukuri, duke i bërë që të gjithë të duan të jenë shoku/shoqja juaj. Do të rrezatoni gëzim dhe lumturi. Kjo është një kohë e përkryer për t’u angazhuar në aktivitete, për të organizuar ndonjë festë.

Kujdes këtë verë me Uranin, planin e revolucionit dramatik, pasi jeni duke kaluar nëpër disa ndryshime të mëdha. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet ta shijoni.

Gaforrja: Energjia juaj do të jetë shumë tërheqëse

Sezoni fillon me Diellin dhe Venusin, sundimtarin e dashurisë, duke ndriçuar botën e Gaforres. Përgatituni të jeni plot me energji, të rrethuar nga njerëzit më të dashur. Kjo do të ishte koha më e mirë për të marrë pjesë në aktivitete me miqtë tuaj të ngushtë, për të shkuar në aventura me njerëz të rinj dhe për të shtuar dashurinë për veten.

Kujdesuni kur Marsi të tërhiqet më 26 qershor deri më 27 gusht. Kjo do të ndikojë në shtëpinë tuaj të fundit dhe rilindjes. Kjo periudhë mund të ndikojë në jetën seksuale ose të jeni më agresivë. Nëse përjeton ndonjë humbje, mos harroni se gjithçka do të kthehet.

Luani: Do të ndiheni si jë mbret/mbretëreshë që jeni

Duke filluar nga 13 qershori, Venusi, planeti i romancës dhe miqësisë, do të ndriçojë botën në emrin tuaj. Ju do të shijoni se si turmat do të grumbullohen te ju dhe shkëmbimi i dashurisë do të qetësojë gjithë jetën tuaj. Kur të fillojë sezoni i Luanit më 22 korrik, do ta kuptoni plotësisht fantazinë tuaj për të qenë Mbretëreshë/Mbret. Dielli do të japë pushtet në mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj, duke ju bërë të ndiheni më të fortë se kurrë më parë. Kjo do të jetë koha më e mirë për t’i vendosur nevojat tuaja të parat, për të bërë pikërisht atë që ju bën më të lumtur.

Tërheqja e Mërkurit nga Luani fillon më 19 korrik dhe mbaron më 19 gusht. Meqë ky është planeti që sundon mbi komunikimin dhe teknologjinë, ajo do t’ju bëjë që të ngecni mbi fjalët. Mendohuni dy herë para se të flisni.

Peshorja: Jeta jote shoqërore do të jetë fantastike

Kur të fillojë sezoni i Luanit më 22 korrik, do t’i japë energji shtëpisë suaj të shoqërisë. Presin që jeta juaj sociale të jetë e mbushur me emocione. Do të bëni shumë miq të rinj gjatë kësaj kohe dhe të ndiheni të frymëzuar të bashkoni njerëzit për disa aventura. Kjo është një kohë e bukur për të marrë pjesë në ngjarje të mëdha dhe për të dalë nga zona e rehatisë.

Sidoqoftë, kur Marsit të tërhiqet më 26 qershor deri më 27 gusht, do të ndikojë në shtëpinë tuaj të kënaqësisë dhe argëtimit. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të frustruar nga kënaqësia që po përjetoni. Përpiquni ta vlerësoni momentin.

Peshqit: Vetëm doni të festoni

Për ju kjo verë fillon me shumë emocione. Diellin dhe Venusi, planeti i romancës, do të sjellin energji në shtëpinë tuaj të kënaqësisë. Aura juaj e lumturisë do të tërheqë të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në botën tuaj.

Megjithëse me tërheqjen e Mërkurit që ndodh në shtëpinë tuaj të punës dhe të shëndetit nga 19 korriku deri më 19 gusht, mund të përjetoni një zbrazje në vitalitetin tuaj. Sigurohuni që të përgatiteni për këtë paraprakisht.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera