» Fuga shpërthen ndaj Kumbaros: Shporru o fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare…Ose të paktën futu në manastir…

Fuga shpërthen ndaj Kumbaros: Shporru o fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare…Ose të paktën futu në manastir…

Filozofi i njohur, profesor Artan Fuga ka botuar sot këtë status në Fb, duke e krahasuar ministren Kumbaro me një traktoriste të filmave të realizmit socialist, “Lezja” ka qenë një personazh mediokër dhe një traktoriste “revolucionare” e një dramë propagandistike të para viteve ‘90:
“Per teatrin: Lezja mbi buldozer

Zoti e deshi qe tre ish kryeministra te shprehen kunder. Me qarte nuk duhej.  Pandeli Majko për atë që refuzove të marrësh kazmën në dorë je ne zemren time. Me qarte Zoti nuk mund te n’a e jepte shenjen se kemi arritur fundin, pra do te ri-ngrihemi. E shoh qarte teknologjinë e ri ngritjes. Me nje ministre hipur ne eskavatorin e pushtetit qe nuk i takon po kthen ne qereste art, kulture, trashegimi. E fshire nga ndergjegja. As hunet nuk na kane sjelle këtë rrënoje qe po i sjellim vetes. Prisja te pakten abstenim, se me shume as shpresoja, nuk mund te ngrejë dorën e shkatërrimit nepunesi qe i kane besuar krijimin. Cfare thua!!! Ik, ik, ik, Bertas ne enderr me termet. Nje hije leviz ne makth. Shporru fantazem e antikultures nga bota shqiptare! Ik te mos mbetesh pa falje.
Futu ne manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj te perbuzin.” – shkruan Fuga


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera