» Kujdes, këto 6 produkte nuk duhet t’i blini kurrsesi në supermarket

Kujdes, këto 6 produkte nuk duhet t’i blini kurrsesi në supermarket

Supermarketet janë zgjidhja me e mirë e gjithsecilit kur duan të marrim produkte të ndryshme ushqimore, pasi mund te gjejmë të gjitha ato që na nevojiten.

Por sipas ekspertëve disa produkte nuk duhet t’i marrim aty, por duhet të mundohemi t’i gjejmë të freskëta.

Gjeni më poshtë disa prej tyre:

Hudhra e grirë

E vërteta është se hudhra e grirë shijon shumë ndryshe nga ajo e freskëta. Ndaj sipas “Health” tentoni të përdorni vetëm hudhrën e freskët, pasi tek hudhra e grirë përdoret një përbërës që quhet alicin, që ndikon në aromën e saj dhe nuk është aspak i shëndetshëm.

 

Lëngjet

Mos blini lëngje frutash që përmbajnë limon, limë dhe portokalle. Këto lëngje, pas tri ditësh ndryshojnë jo vetëm ngjyrë por edhe shijen. Ndaj mos përtoni dhe përgatiteni në shtëpi.

Granola

Ndryshe nga kosi, granola është një produkt që duhet përgatitur vetë dhe që zgjat një ose dy javë. Ka shumë granola në supermarket, por më e mira është ta përgatisni vetë.

Sallatë jeshile e copëtuar

Çdo herë që blejmë sallatë të gatshme në supermarket, pendohemi menjëherë. Nëse mendoni se po ushqeheni shëndetshëm, harrojeni nëse nuk e blini sallatën të freskët dhe ta përgatisni vetë në shtëpi.

Salcat për sallatën

Ok, e dimë që ka salca fantastike për sallatën në supermarket. Por seriozisht, tentoni ta përgatisni në shtëpisë pasi do të surprizoheni me rezultatin.

Pure patatesh

Hë tani! Edhe këtë e doni të gatshme. Kjo përgatitet sa hap e mbyll sytë dhe “Health” nuk e remontaton aspak ta blini në supermarket.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera