» Aksidenti tragjik, përplaset për vdekje 60 vjeçari (Emri)

Aksidenti tragjik, përplaset për vdekje 60 vjeçari (Emri)

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën shtetasi Sokrat Boduri, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por ishte tepër vonë për të.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, shtetasja A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera