» Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Nga Artur Zheji

E ndoqa pak kryeministrin në “llogaridhënien” e vet, në një fshat të Sarandës, nën hijen e ca pemëve, në formë të mirë fizike dhe më i qetë se herët e tjera.

Ballë për ballë dhe sy më sy, kësaj rradhe me minoritarët e butë dhe hallexhinj të asaj zone.
Pa ide dhe thjesht duke përsëritur adresën në internet të “Portalit Çudibërës”, ku mjafton të shkruash për hallin përkatës dhe natyrën e hallit dhe “halli” është i zgjidhur, pothuajse si në përralla.

Qesharake apo e vërtetë?
Ndoshta të dyja bashkë nga pak, edhe, edhe…
Por kryeministri është në fushatë, nën hije të rrapit apo nëpër fusha, me rrob rreth e rrotull, me apo pa dhëmbë, pleq e plaka që nuk dinë se çfarë është interneti, porse janë aty rrotull kryeshefit me shpresën se mbarojnë dot ndonjë punë…
Dhe kryeshefi i qeverisë, vazhdon “fushatën e 1 vjetorit të fitores”, duke vrapuar me “kupën” e fitores, qytet më qytet e fshat më fshat, duke vlerësuar prezencën si të rëndësishmen gjë që duhet dhe di të bëjë më së miri e pa përtuar.

Kjo nuk se bën ndonjë përshtypje tashmë dhe askush nuk e gjykon dot nëse ngre apo ul pikë për besueshmërinë e tij, porse sidoqoftë krijon një përshtypje që makina elektorale e Ramës, mbetet gjithmone ndezur, ndërsa ai, e mban këmbën në gaz, herë në minimo e herë më fort…(megjithëse thonë se nuk di të ngasë makinën).

Çështja shtrohet që Opozita merr pushimet e veta të gjata, ndërsa pushteti, jep e merr me elektoratin, aa thua sikur Zgjedhjet janë nesër…
Opozita pra?
Ku është këto ditë ajo?
Ja të presim ndonjë shkëndijë apo ndonjë “sms” dhe të brofim të gjithë në këmbë, për “përmbysjen e madhe”…
Të viteve që do të vijnë.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera