» Nuk imagjinohej se mund të futej deri aty: miu bën batërdinë në një bankomat/foto

Nuk imagjinohej se mund të futej deri aty: miu bën batërdinë në një bankomat/foto

Nuk dihet nëse ka qënë një mi apo më shumë shkaktarë e “krimit” të pa dëgjuar më parë. Ajo që është kuptuar nga përgjegjësit e bankës, në verilindje të Indisë, është se ka depërtuar përmes vrimës në pjesën e pasme të bankomatit dhe ka “ngrënë” banknotat me vlerë të paktën 19 mijë dollarë, ka njoftuar policia lokale.
Por mesa duket fati i miut ka qënë i shkuar, pasi ka coptuar dhe gëlltitur gjithë ato para, me siguri ka ngordhur për shkak të toksinave dhe kimikateve që përdoren në shtypjen e banknotave.

Mbikëqyrësi i Policisë në qytetin Tinsukia ka thënë se kur teknikët shkuan gjatë këtij muaji për ta ndrequr makinën e bankës indiane, në të gjetën miun e ngordhur dhe paratë e përtypura në vlerë 19 mijë dollarë.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera