» Hysaj drejt Çelsit, “djeg” klauzolën

Hysaj drejt Çelsit, “djeg” klauzolën

Tani është çështje orësh dhe maksimumi ditësh… Mauricio Sarri është “nisur” drejt Londrës dhe menaxheri i tij ka filluar të mbyllë marrëveshjen për transferimin e tij. Skuadra e Çelsit është gati të paguajë 4.4 milionë paund për klauzolën e trajnerit dhe Napoli duket se do të pranojë këtë shifër nga blutë e Londrës për ta lënë të lirë (Sarri, pavarësisht se nuk është trajner i Napolit, ka klauzolë me ekipin dhe nuk mund të largohet pa paguar 8 mln euro).Tani duket se De Laurentis i ka ulur pretendimet për trajnerin.

HYSAJ – Por situata e trajnerit Sarri është e lidhur ngushtësisht edhe me të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Nga ajo që raportojnë mediat italiane, Napoli duket se do të heqë dorë nga klauzola e Hysajt dhe mund të futet në bisedime me ekipet në varësi të ofertave që ato do të bëjnë.

KLAUZOLA – E thënë ndryshe: Ai mund të largohet nga Napoli edhe për një shifër më të ulët sesa 50 milionë euro. Klauzola e Hysajt është e vlefshme deri në datën 5 korrik, por me sa duket asnjë prej skuadrave nuk do të arrijë të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Më vonë, gjithçka do të lidhet me dëshirën që ka lojtari për të qëndruar te Napoli apo me dëshirën e Napolit dhe Ançelotit për t’i besuar sërish shqiptarit. Pak kohë më parë, ai ka refuzuar skuadrën e Juventusit dhe nuk ka dashur të largohet nga Napoli.

Hysaj555

MBROJTËSI – Nisur nga ky fakt, mediat italiane raportojnë se ai mund të vazhdojë të qëndrojë ende në Itali, edhe pse raporti i tij me trajnerin Sarri është i shkëlqyer dhe mund të tundohet për të provuar një tjetër aventurë në Premier Ligë. Merkato pritet e nxehtë për Hysajn, por fillimisht duhet të mbyllet zyrtarisht e ardhmja e Sarrit dhe më vonë të hapen kapituj të rinj për mbrojtësin shkodran. Ai ishte një nga lojtarët më të aktivizuar të italianëve në sezonin që lamë pas dhe dha kontribut në “luftën” për të rrëzuar Juventusin nga froni, edhe pse në fund nuk ia doli./PanoramaSport/


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera