» VIDEO/ Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit kur gjyqtari njofton pranimin e kërkesës për rihapjen e dosjes Hajdari

VIDEO/ Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit kur gjyqtari njofton pranimin e kërkesës për rihapjen e dosjes Hajdari

Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes Hajdari, duke i hapur rrugë rigjykimit të kësaj dosje në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i gjykatësit Besnik Hoxha u prit me duartrokitje në sallë ku ishte i pranishëm vetë Haxhia dhe disa të afërm të tij.

gjyqtari

Haxhia është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Avokati i Haxhisë Nikolla tha se do të ankimohet vendimi i dënimit të klientit të tij.

“Të bëhet drejtësi pa bota të përmbyset, unë kam shumë besim te drejtësia pastaj në profesionin tim po e po”, tha avokati Nikolla.

izet-haxhia2

GjyqtariGjykata në përfundim të këtij gjykimi, përfundimisht vendosi në afat në favor të kërkuesit Izet Haxhia të drejtën e Apelimit. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr 360, datë 29.04.2002. Kundër këtij vendimi, bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar.

Avokati: “Do rendisim prova dhe të arsyetojmë përse jemi të pafajshëm. Dosja hetimore ishte qepur keq. Dje patëm mundësi të marrim dosjen prej 700 faqesh.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera