» Berisha: Kam informacione, nuk ka negociata pa kushte me Shqiperinë

Berisha: Kam informacione, nuk ka negociata pa kushte me Shqiperinë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është i bindur se Shqipëria nuk do hapë negociatat me Bashkimin Evropian pa kushte.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se një fakt i tillë i është komunikuar nga miqtë ndërkombëtarë.

Sali Berisha: Mendoj se opozita gjatë dy muajve të fundit, ka ngritur një strategji proteste, e cila vlerësoj unë ka shënuar sukseset e para të rëndësishme, në kuptimin që Edi Rama kudo që shkon pritet me urrejtje, kudo që shkon pritet me protesta. Shoqërohet nga 800 deri në 900 policë dhe gardistë kudo dhe megjithatë, dalin dhe e bllokojnë për orë të tëra në hotel siç e bllokuan në Peshkopi, se lejojnë të shkojnë fare siç bënë në Klos dhe Burrel. 

Një kryeministër që ikën me bisht ndër shalë që takohet vetëm me rrogëtarë dhe puthadorë të tij dhe nuk takohet dot me popullin, mendoj se opozita ka shënuar në mënyrë të padiskutueshëm një rezultat të prekshëm në këtë drejtim. Vendi është sot në një kryqëzim dramatik. Është përdorur shpesh herë fjala rrugëkryq, por kësaj here është rrugëkryq dramatik. Kësaj here, Shqipëria e cila duhet të kishte hapur negociatat në vitin 2016 dhe jo vetëm që s’i hapi, por nuk po i hap dot as në 2018.

Dedaj: E keni analizë këtë zt.Berisha apo keni të thëna?

Berisha: Kudo që shkoj unë dhe këdo që takoj..isha në Gjermani dhe takova plot miq atje. Nuk bëhet fjalë për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Kjo është evidente dhe gjermanët kanë qëndrime ndër më të favorshme. Ka të tjerë me qëndrime fatale për procesin e integrimit të Shqipërisë. Është evidente. Nuk janë plotësuar në mënyrë kategorike kushtet. Është evidente që sot drejtësia është degë e ekzekutivit shqiptar. Është evidente që muajin dhe vitin që do të vlerësohej Shqipëria bëhet grushti i shtetit brenda shtetit. Asgjësohet Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha funksionet e saj i shkojnë indirekt Edi Ramës dhe qeverisë. Paralizohet qëllimisht Gjykata e Lartë me të ashtuquajturën reformë unike në botë. 

Unë ftoj çdo shqiptar sot që t’i shtrojë pyetjen vetes; a është Shqipëria vendi që duhet të vendosë modelin që nuk ekziston askund në botë në drejtësi. Këtë nuk e them unë, e tha prokurori amerikan i dërguar për të marrë pjesë në vetting. Një model që nuk ekziston askurrkund, është një model ourellian. Shkoni dhe pyesni në Maqedoni cili është modeli i reformës? Edhe atyre u kërkohet reformë, por dy modele absolutisht të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera